Sot derbi shqiptarë buzë liqenit, Voska Sport mirëpret Struga Trim Lum

Me fitoren ndaj Rabotniçkit në fundjavë, ekipi i Shpëtim Duros është gati për ndeshjen e vetme të Ligës së Parë në mesjavë, ku do të kërkojë ringjitjen në tabelën e klasifikimit.

Ekipi strugan do të përballet me Voska Sport, skuadër kjo që ndodhet në mjaft vështirësi, aktualisht e treta nga fundi i tabelës dhe e uritur për pikë, duke qenë se janë mundur në dy ndeshjet e fundit kampionale.

Në anën tjetër Struga Trim Lum ka lidhur tre fitore të njëpasnjëshme në kampionat, pas atij eliminimi në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës së Breidablik.

Ekipi i Shpëtim Duros mundi Tikveshin, Bregallnicën dhe së fundmi Rabotniçkin.

Kjo ndeshje i takon javës së katërt, mirëpo për shkak paraqitjes së Struga Trim Lum në garat europiane, e njëjta ishte shtyrë për datën e 27 shtatorit, që i bie se sot këto dy skuadra për herë të parë do të takohen në një ndeshje zyrtare.

Ndeshja, Voska Sport – Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër, me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply