Elita e futbollit kroat “flet” shqip, 4 futbollistë shqiptar në formacionin e javës

Futbollistët shqiptar janë të shpërndarë kudo nëpër kampionate të huaja, teksa shpesh herë i shikojmë të jenë edhe pjesë e formacioneve më të mira të javës. Kështu këtë herë ndodhi në kampionatin elitar të Kroacisë, aty ku fundjavën që lamë pas u përzgjodhën plotë 4-të.

Emir Sahiti luajti rolin e protagonistit kryesor në derbin e madh Hajduk-Dinamo Zagreb, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Dalmacia.

Kështu emri i tij me plotë të drejtë u gjind në mesin e 11-të futbollistëve të përzgjedhur, ndërsa bashkë me të janë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë që kanë arritur të bëjnë paraqitje pozitive, si Arbër Hoxha që luan me Slaven Belupo, Jorgo Pëllumbi, që mban veshur fanellën e NK Varazdin dhe kumanovari, Lindon Sellahi që luan me HNK Rijeka.

Leave a Reply