Shqipëria nuk ndalet as në miqësore, fitore e pastërt ndaj bullgarëve

Shqipëria e brazilianit Silvinjo ka vazhduar të vallëzojë edhe në ndeshjet miqësore. Pas fitoreve të njëpasnjëshme në eliminatoret e vlefshme për “Euro 2024”, një fitore tjetër 2:0 për Shqipërinë, këtë herë në miqësoren ndaj Bullgarisë, duke konfirmuar kështu formën e mirë që po kalojnë “kuqezinjtë”, edhe pse me kishte shumë ndryshime në formacionin që zbriti sot në fushën e lojës, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat erdhën nga futbollistë që për shkak konkurrencës së madhe, ende nuk po arrijnë të zënë një vend titullari, mirëpo ja që sonte që të dy e nisën nga minuta e parë dhe nuk zhgënjyen.

Fjala është për Qazim Laçin e Sparta Pragës dhe Ernest Muçin e Legia Varshavës. Kjo dyshe shënoi nga një gol në secilën pjesë, duke i dhënë fitoren në fund Shqipërisë së Madhe, që në nëntor presim të bëjë më të mirën në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, duke konfirmuar vendin e saj për në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. (infOSport.mk)

Leave a Reply