Super Emir Sahiti i siguron kualifikimin në çerekfinale Hajdukut (VIDEO)

Emir Sahiti, një emër i njohur ky edhe për futbollin tonë vendor, vazhdon të bëjë mirë këtë edicion me fanellën e Hajdukut në futbollin kroat, shkruan “infOSport.mk”.

Pas dy golave të shënuar në kampionatin elitarë të Kroacisë, Sahiti, gjeti golin e dytë edhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës. Ish futbollisti i Rabotniçkit, pas golit të shënuar në ndeshjen e 1/16 së finales kundër NK Omladinac, arriti që të shënojë edhe sot në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales kundër Jadran LP, edhe pse në lojë erdhi nga bankina në minuutën e 59-të.

Hajduku shënoi fitore 2:0 në këtë përballje, në të cilën heroin e bëri pikërisht Saiti, i cili fillimisht në minutën e 73-të, bëri që Martiç të shënojë në rrjetën e gabuar, ndërsa më i vogli nga vëllezërit Saiti në minutën e dytë shtesë të takimit (90+2), shënoi edhe golin e dytë, duke i suguruar kështu kualifikimin në mesin e 8 skuadrave më të mira kroate.

Kujtojmë, Saiti këtë edicion njërin nga golat në kampionatin elitar të Kroacisë, e realizoi pikërisht në derbin e madh ndaj Dinamo Zagrebit, kur edhe i dha fitoren skuadrës së Hajdukut, që në Superligën kroate aktualisht renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Rijekës. (infOSport.mk)

Leave a Reply