Struga Trim Lum mirëpret Vardarin, kërkon ti afrohet edhe më shumë kreut

Pas më shumë se dy vitesh rikthehen ndeshjet mes Struga Trim Lum dhe Vardarit në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje i takon javës së katërt, mirëpo që e njëjta ishte shtyrë për shkak paraqitjes së skuadrës tonë në garat europiane.

Edhe pse aktualisht Vardari ndodhet në pozitën e fundit në renditje, dy fitoret e tyre të njëpanjëshme ndaj Rabotniçkit dhe AP Brera, bëjnë të kuptojmë se te kjo skuadër vërehet një ngritje, pas ardhjes së trajnerit Aleksandar Vasoski.

Ndeshjet me Vardarin gjithnjë kanë zgjuar interesim në Strugë, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot, me takimin që starton në ora 13:00.

Nëse ju referohemi 5 ndeshjeve të fundit, Vardari është në një pozitë më të volitshme se Struga Trim Lum. Ata kanë regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy disfata, derisa neve në këtë periudhë kemi pësuar tre disfata, ndërkohë kemi regjistruar dy fitore.

Mirëpo pavarësisht këtyre rezultateve të fundit, skuadra strugane ka një dallim të madh në pikë ndaj kundërshtarit të sotëm.

Plotë 10 pikë është dallimi në favor të Struga Trim Lum, skuadër kjo që renditet në pozitën e tretë, derisa Vardari vazhdon të mbaj fenerin në Ligën e Parë.

Leave a Reply