Manaj shënon ndaj Trabzonsporit të Bardhit (VIDEO)

Rey Manaj vazhdon të tregojë klasin e tij në elitën e futbollit turk, teksa ka gjetur golin e tretë me fanellën e Sivaspor gjatë këtij edicioni.

Në sfidën që Sivasspor po e zhvillon në këto momente ndaj Trabzonspor, Manaj ka dyshifruar rezultatin në minutën e 21-të.

Para tij në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Saiz, derisa dy golat për Trabzonspor mbajnë firmën e Pepe dhe Onuaçu.

GOLI  i Rey Manaj

Te Trabzonspori gjatë 45 minutave të para mungon Enis Bardhi, i cili qëndron në bankinë.

Kujtojmë, Manaj përveç 3 golave të shënuar në kampionat, numëron edhe 3 gola të tjerë në kuadër të Kupës së Turqisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply