Ndryshon vendi ku do luhet ndeshja Vardari-Struga Trim Lum

Të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kjo xhiro dhuron disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa kushtet klimatike, por edhe kushtet që ofrojnë stadiumet e ekipeve garuese, kanë bërë që të vjen edhe deri te ndryshimi i vendeve ku do luhen të njëjtat.

Kështu Vardari skuadrën kampione të Struga Trim Lum do ta mirëpret në stadiumin kryesor pranë FFM-së, edhe pse “kuqezinjtë” zakonisht ndeshjet e tyre i zhvillojnë në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Gostivari gjithashtu ka njoftuar se ndeshjen derbi kundër FC Shkupit do ta zhvillojë në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, pasi fusha e stadiumit në Gostivar nuk ofron kushte për lojë.

Janë këto dy takimet e vetme që kanë pësuar ndryshim të vendeve, ndërsa ndeshjet tjera pritet të zhvillohen në stadiumet përkatëse.

Leave a Reply