Sylvinho flet për ‘grupin e ferrit’: Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Pas këtij shorti ka folur trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

“Para së gjithash është shumë e bukur që të jemi të gjithë këtu dhe të shijojmë këtë moment”, është shprehur Sylvinho.

-Keni punuar në Itali për një kohë të gjatë, biseduat me Spallettin?

“Po pata mundësi të shkëmbeja dy fjalë me të. Por ishte diçka shumë e shpejtë. Është një grup shumë i fortë dhe shumë i bukur. Kam punuar në Itali për shumë kohë. Gjithsesi është një sfidë shumë e bukur.”

-Ka punuar në Itali dhe Spanjë, është një armë plus?

“Shkojmë në këtë turne për të treguar forcën tonë. Unë e njoh Spanjën dhe Italinë, por janë dy skuadra shumë të forta që janë mësuar me një turne të tillë.”

-A ishte ky kombinimi më i vështirë? A jeni i lumtur që nuk keni Mancinin kundërshtar?

Të gjitha grupet janë të forta, por dhe grupi jonë është shumë i fortë. Do të provojmë forcën tonë kundër këtyre ekipeve të cilat janë mësuar të luajnë në Botëror apo Europian. Do të provojmë fatet tona në këto ndeshje”.

-Mungojnë Brazili dhe Argjentina të kombinohesh plotësisht në grup (qesh)?

“Luajmë në çerekfinale me Brazilin dhe më pas me Argjetinën (qesh).” (newsport.al)

Leave a Reply