Lirohet presidenti i Ankaraguxhu që grushtoi arbitrin Meler, tifozët e presin si hero (VIDEO)

Faruk Koca, tashmë ish-president i skuadrës së Ankaraguxhu që sulmoi fizikisht arbitrin turk, Halil Umut Meler, është liruar në pritje të gjykimit.

Koca u arrestua me disa persona të tjerë, më 12 dhjetor, pas sulmit fizik ndaj arbitrit të njohur turk në fushën e lojës, për t’u liruar 15 ditë më vonë në pritje të gjykimit, njoftojnë mediat turke.

Këta të fundit kanë publikuar pamje nga momenti kur Faruk Koca lirohet nga paraburgimi, ndërsa i njëjti ishte pritur nga qindra tifoz në rrugët e Ankaras.

Kujtojmë, Faruk Koca kishte sulmuar arbitrin Meler pas përfundimit të ndeshjes Ankaraguxhu – Rizespor, ndeshje kjo që ishte mbyllur me barazim 1:1, teksa miqtë kishin barazuar shifrat në minutën e 9-të, të kohës shtesë.

Leave a Reply