Kampionët e Struga Trim Lum u nisën drejt Antalisë së Turqisë

Mëngjesin e sotëm kampionët e Struga Trim Lum nga aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejt Antalisë së Turqisë, aty ku do të qëndrojnë deri me datë 03 shkurt, njofton “infOSport.mk”.

Pas fazës së parë të zhvilluar në Strugë, në tokën turke ekipi strugan do të zhvillojë pjesën kryesore të përgatitjeve ku përveç ngarkesave fizike dhe pjesës tekniko-taktike, përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojnë edhe ngritjen e formës, por njëkohësisht edhe pasqyrën rreth formacionit bazë, që në pranverë do të tentojë të ruaj pozitën e parë, por njëkohësisht edhe titullin kampion të vitit të kaluar.

Kujtojmë, ditë më parë Struga Trim Lum zhvilloi miqësoren e parë kundër Karaormanit në Strugë (4:1), derisa në Antalia do të zhvillojë edhe 4 ndeshje të tjera, edhe atë kundër skuadrave të FC Orenburg nga Rusia, FC Arka Gdynia dhe FC LKS Lodz nga Polonia si dhe kundër FC Chornomorets Odesa nga Ukraina.

Leave a Reply