Dështoi te Struga Trim Lum, sot u prezantua te Liria e Prizrenit

Ish-sulmuesi që shkëlqeu me gjeneratën e artë të Skënderbeut të Korçës, e që atë kohë ishte grumbulluar edhe në tre takime me Kombëtaren shqiptare, ka gjetur skuadrën e tij të re, pas ndërprerjes së kontratës me Drenicën.

28-vjeçari, i cili ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri, rajon dhe Europë, është rikthyer te ekipi amë, Liria e Prizrenit, me objektivin, për ta ndihmuar në luftën për mbijetesë.

Liria është skuadra e 10-të për Enis Gavazajn, me të cilën do të luaj si profesionist, teksa i njëjti kishte veshur edhe fanellën e Struga Trim Lum, mirëpo duke mos arritur të regjistrojë asnjë ndeshje në Ligën e Parë, pavarësisht se qëndroi 6 muaj të plotë. (infOSport.mk)

Leave a Reply