Shpëtim Duro sot kundër Sileksit shënon një jubile si trajner i Struga Trim Lum

Ndeshja e sotme kundër Sileksit do të jetë një jubile për trajnerin e Struga Trim Lum, Shpëtim Duro. Strategu nga Tirana skuadrën kampione në fuqi po e udhëheq për të 40-tën herë, ku deri më tani ka regjistruar 25 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata.

Ndryshe në takimin e sotëm kundër Sileksit, Duro do të kërkojë fitoren e 23-të vetëm në kuadër të ndeshjeve kampionale.

Deri më tani, Duro skuadrën strugane në Ligën e Parë e ka udhëhequr në 31 ndeshje, duke regjistruar 22 fitore, 4 barazime dhe 5 disfata, me një gol-averazh prej 60 golave të shënuar dhe 25 të pranuar.

Leave a Reply