KF Skupi, çerdhe kjo e talentëve të futbollit, vazhdon të nxjerr në pah emra të rinj, që pritet në një të ardhme të afërt të shkëlqejnë edhe tek seniorët. Meritat për këtë gjë, i ka trajneri i palodhur, Bedri Saliu, një nuhatës i madh i talentëve të futbollit, por edhe ndihmësi i tij, Arsim Emini.
I fundit, që mund të konsiderohet i tillë, është Bleron Ibraimi, futbollistë ky i lindur me 16 mars të vitit 2012-të. Edhe pse i njëjti ka lindur në Veksø të Suedisë, ai ka zgjedhur vendlindjen e të parëve të tij për tu stërvitur me futboll.
Dhe si duket i njëjti ka gjetur adresën e duhur, pasi talenti që po shfaq ky djalosh 13 vjeçar është i hatashëm, ndërsa më së miri këtë e dëshmoi edhe në kuadër të edicionit të tretë të projektit “Open Stage”, iniciativë kjo e Federatës Shqiptare të Futbollit për evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja, ku morën pjesë më shumë se 400 fëmijë të grup-moshave 2012, 2011, 2010 dhe 2009.
Ishte kjo hera e parë për Bleronin që morri pjesë në këtë projekt, e ku në mesin e shumë talentëve shqiptarë nga e gjithë Bota, ai tregoi potencialin e tij, duke realizuar 3 gola dhe 1 asistim në ndeshjet që zhvilloi me fanellën ‘kuqezi’, e që vazhdimisht ishin nën mbykqyrjen e trajnerëve të grupmoshave të reja të Kombëtares shqiptare, përfshirë këtu edhe Zv.trajnerin e kombëtares A të Shqipërisë, Ervin Bulku.
Ndryshe, Bleron Ibraimi është pjesë e përfaqësueses U14 të Maqedonisë, aty ku për trajner ka Goran Georgievskin. Edhe me fanellën ‘verdhekuq’, Bleroni po tregon aftësitsë e tij futbollistike, derisa ajo që e dallon nga të tjerërt, është teknika, eksploziviteti, shpejtësia dhe gjuajtjet e tij të sakta me këmbën e majtë.
Ai gjatë stinorit vjeshtorë në Ligën për fëmijë – Shkup, në 9 ndeshje realizoi 18 gola, duke marrë epitetin e golashënuesit më të mirë.
Ndryshe, gjatë karrierës së tij Ibraimi ka marrë pjesë dy herë në turneun “Champions trophy” – Austri (2021, 2022).
Në vitin 2022 si pjesë e KF Skupit kishte dalë fitues i turneut “Top Football – Prishtinë” në Kosovë, derisa në vitin 2023 ai kishte fituar dy turne, edhe atë “Smolen Kup – Plovdiv” në Bullgari dhe “Balkan promises” në Ohër.
Në sezonin 2023/24, Bleroni me KF Skupin dolën nënkampion të garave në nivel republikan të Maqedonisë së Veriut, derisa po të njëjtin vit (2024) kishin qenë pjesë e turneut ndërkombëtarë “Sarajevo trophy”, në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
Vitin që jemi duke lënë pas, me KF Skupin u shpall kampion i turneut “Balkan Promises” në Ohër, derisa vetë Ibraimi doli të jetë golashënuesi më i mirë i turneut në fjalë.
Së fundmi, me 16 dhjetor ai, siç theksuam në filllim, morri pjesë edhe në edicionin e tretë të projektit “Open Stage”, të organizuar nga Federata Shqiptare e futbollit, e ku gjithashtu tregoi shumë klas dhe potencial, duke shënuar 3 gola.
Ibraimi, që ende nuk ka mbushur të 14-tat, pas vetes ka edhe menaxherin shkupjan dhe që njëherit luan edhe rolin e skautit, Urim Saliun, pjesë e ekipit të skautëve të Agjencisë së njohur spanjolle, me qendër në Madrid, “Bestofyou.es”.
Kujtojmë, kjo Agjenci ka nën pronësi, emra të mëdhenj të futbollit botëror, si, Casemiro, Ordiozola, Xavi Alonso, etj. (infOSport.mk)


