Rabotniçki prezanton mbrojtësin serb, Pejoviç

Nikolla Pejoviç, është përforcimi më i ri i Rabotniçkit. Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar që luan në linjën mbrojtëse, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës.

Pejoviç së fundmi ishte pjesë e skuadrës boshnjake të Borac Banja Luka, ndërsa te “romantikët” vjen si futbollistë i lirë.

Ai kishte filluar me futboll te shkolla e njohur e Crvena Zvezdës, për të vijuar më pas karrierën profesioniste te Zemun. Si një talent i dalluar, ai 8 vite më parë kishte provuar veten te ekipi i të rinjëve të Empolit, pjesë e së cilës skuadër ishte deri në vitin 2019-të, mirëpo duke u huazuar njëkohësisht te skuadra si Pistoese dhe NK Rudesh.

Ai verën e vitit në fjalë u transferua te Lokomotiva e Zagrebit, për tu huazuar më pas në Austri te skuadra e Admira Wacker, ndërsa para se të transferohej te Borac Banja Luka janarin e vitit 2023, ai kishte luajtur edhe me Proleter në Serbi dhe me Rudar Velenje të Slloveni.

Pejoviç te Rabotniçki vjen për të sjellë siguri në mbrojtje dhe për të ndihmuar skuadrën nga “Parku i Qytetit” për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply