U mbyll liga e fëmijëve pranë FFM-së, njihuni me skuadrat kampione

Fundjavën që lamë pas, në fushat e qendrës stërvitore “Petar Miloshevski”, u zhvillua turneu final i Ligës së Fëmijëve në nivel republikan për sezonin garues 2025/2026.

Në turneun final morën pjesë 96 ekipe, fituese nga shtatë rajonet brenda Ligave të Fëmijëve të FFM-së, të cilat garuan në mënyrë aktive në rajonet e tyre gjatë sezonit nga shtatori i vitit 2025, deri në maj të vitit 2026.

Gjatë tre ditëve të garës, më shumë se 1,500 futbollistë të rinj të moshës 7 deri në 13 vjeç mbrojtën ngjyrat e klubeve të tyre. U luajtën gjithsej 96 ndeshje, ndërsa u kurorëzuan kampionë në gjashtë kategori garash, edhe atë duke filluar nga ajo 2013 deri në atë 2018.

FC Shkupi Academy luajti në tre ndeshje finale, ndërsa në fund doli fitues me gjeneratat 2017 dhe 2018.

Gjenerata 2017 e udhëhequr nga Minas Osmani në finalen e madhe mundi ekipin e KF Azuri, ndërsa gjenerata 2018 me trajner Jeton Musliu, triumfuan ndaj KF Negotinës.

Gjenerata e vetme e “bardhebluve” nga Çairi që nuk i’a doli të triumfoj, ishte ajo 2013-të, që në finalen e madhe u mund nga skuadra tjetër shqiptare e KF Albarsa.

KF Jang Tim nga Struga e udhëhequr nga trajneri Seit Kreka, doli të jetë kampion te gjenerata 2014. Kjo skuadër në finalen e madhe mundi ekipin e FC Park, skuadër kjo që në anën tjetër doli të jetë kampione me gjeneratën e vitit 2015.

FC Park 2015 në finalen e madhe mundi KF Butel, ndërsa sa i përket gjeneratës 2016-të, atje kampion u shpall ekipi i KF Aleksandro, që triumfoi ndaj KF Forza.

Kampionët dhe nënkampionët në nivel republikan:
Gjenerata: Kampion Nënkampion
Gjenerata 2013 KF Albarsa FC Shkupi
Gjenerata 2014 FC Young Team FC Park
Gjenerata 2015 FC Park KF Butel
Gjenerata 2016 KF Aleksandro KF Forza
Gjenerata 2017 FC Shkupi KF Azuri
Gjenerata 2018 FC Shkupi KF Negotinë

Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, trajnerët, prindërit dhe mbështetësit e tyre, si dhe për të gjithë personat e përfshirë në organizimin e ngjarjes, të cilët, me qëndrimin dhe përkushtimin e tyre profesional, kontribuan në realizimin me sukses të turneut final dhe ngritjen e mëtejshme të nivelit të garës. (infOSport.mk)

Leave a Reply