Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Enur Totre sërish veshë fanellën e Shkëndijës!

Shkëndija ka gëzuar tej mase tifozët e saj, teksa sot ka prezantuar mesfushorin me ADN kuqezi, Enur Totre. Lajmin për rikthimin e bujshëm të Totres te Shkëndija, “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar saktësisht dy javë më parë, ndërsa sot i njëjti bëhet realitet.

Totre te Shkëndija do të luaj në formë huazimi në 6 muajt e ardhshëm gjatë stinorit pranveror, në të cilin Shkëndija do të kërkojë titullin kampion.

Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës.

Verën e vitit 2021 ai pas problemeve që pati me ish udhëheqësinë e Shkëndijës, ishte i detyruar që të braktis skuadrën tetovare, duke firmosur me Tiranën, me të cilën skuadër në sezonin 2021/2022 u shpall kampion i Shqipërisë, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën “bardhekaltër” shtynë drejtuesit e Vorskla Poltava që të angazhojnë atë në futbollin ukrainas.

Totre pas prezantimit nga ana e Drejtorit Sportiv, Harun Isa, menjëherë ka udhëtuar drejt Antalias ku do të bashkohet me ekipin “kuqezi” në fazën përgatitore në Turqi.

Leave a Reply