Struga Trim Lum prezantoi mbrojtësin gjigand, Landrit Rama!

Landrit Rama është futbollisti më i ri i Struga Trim Lum. Mbrojtësi 29-vjeçar, me gjatësi 194 cm, pritet të sjellë freski në vijën e fundit të mbrojtjes, por njëkohësisht edhe siguri, kjo falë përvojës dhe ndeshjeve të zhvilluara zyrtare me ekipet kosovare për gjatë përiudhës 11-vjeçare.

Landrit Rama me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti i bashkohet skuadrës strugane si agjent i lirë nga rradhët e KF Llapit.

Landrit Rama ka lindur me 23 prill të vitit 1997 në Zvicër, ndërsa karrierën e tij profesionale e ka zhvilluar në përgjithësi në Kosovë, aty ku për herë të parë verën e vitit 2015-të kishte luajtur me Vëllaznimin e Gjakovës, qytet ky i të parëve të tij.

Rama në vazhdimësi rritej profesionalisht, ndërsa njëkohësisht ai kishte provuar veten edhe me skuadra tjera, si Istogu, KF 2 Korriku, FC Besa Pejë, Flamurtari Prishtinë, FC Vushtrria, nga e cila skuadër janarin e vitit 2024 ishte transferuar te KF Llapi.

Tashmë i njëjti i është bashkuar skuadrës së Struga Trim Lum, duke provuar veten për herë të parë në Maqedoni.

Leave a Reply