10 golat më të bukur në karrierën e Tottit (VIDEO)

“Princi i Romës”, Françesko Totti dje edhe përfundimisht i dha fund karrierës së tij. 40 vjeçari me karrierë të madhe që nga viti 1992 edhe atë vetëm në një klub, te Roma, mbetet një ikon dhe një shembull se si admirohet klubi i zemrës.

Ai i mësoi futbollistët e botës se nuk është gjithçka te të hollat, por lidhshmëria me skuadrën, tifozët e stadiumin duhet të jetë në vend të parë.

Françesko Totti u largua nga futbolli duke mbajtur vendin e dytë për numrin e golave të shënuar në historinë e “Serie A”.

Kapiteni legjendar i Romës ka shënuar 250 gola gjithsej, ndërsa në videon më poshtë vijnë 10 golat më të bukur të Tottit.

Leave a Reply