Juventus Serava rezistoi vetëm pjesën e parë, fitore e thellë e Arben Bajramit në derbin shqiptarë

Java e 6-të në elitën e futsalit vendor na dhuroi derbin midis dy skuadrave shqiptare nga Komuna e Çairit, FC Arben Bajrami – Juventus Serava, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë rezultoi të jetë shumë e fortë dhe i ngjante një derbi të vërtetë, teksa e njëjta u mbyll me shifrat 2:2, mirëpo jo edhe pjesa e dytë, ku Futsal Club Arben Bajrami dominoi në tërësi duke e mbyll në fund ndeshjen me shifrat 9:3.

Juventus Serava falë golave të shënuar nga Atila Jakupi dhe Dionis Ukshini krijoi epërsi të dyfishtë, mirëpo me kalimin e kohës vendasit e Arben Bajramit konsoliduan rradhët e tyre, duke arritur që të shënojnë dy gola në rrjetën e “bardhezinjëve”, për barazim të rezultatit në 2:2.

Haris Omeroviç shënoi golin e parë për FC Arben Bajramin, derisa Berat Ramadani bëri që skuadrat në pushim të shkojnë me rezultatin e barabartë 2:2.

Pjesën e dytë lojtarët e FC Arben Bajramit e nisën vrrullshëm, teksa falë golave të Jusuf Sulejmanit, Berat Ramadanit dhe Pajtim Rexhepit, krijuan një epërsi prej 3 golash (5:2).

Juventusi provoi të rikthehet në lojë sërish me Dionis Ukshinin, mirëpo kjo ishte e tëra që bënë “bardhezinjtë” në këtë ndeshje, pasi deri në fund ekipi i FC Arben Bajramit realizoi edhe 4 gola të tjerë, me autorë Agim Ramadani, Berat Ramadani, Jusuf Sulejmani dhe Kadir Jahja, transmeton “infOSport.mk”.

Për FC Arben Bajrami ishte kjo fitorja e 5-të, derisa kjo skuadër është mundur vetëm në transfertën ndaj KMF Proekt Ciko (1:3).

Leave a Reply