Golat nga ndeshja Beshiktash – Olimpijakos (VIDEO)

Beshiktashi para pak minutave para tifozëve të vetë në “Vodafone Arena” në Stamboll mundi Olimpijakosin me rezultatin e thellë 4:1, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet çerekfinale të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Rajan Babel ishte ndër futbollistët më të spikatur në këtë përballje duke shënuar dy gola në rrjetën e skuadrës greke, ndërsa nga një gol realizuan edhe Tosun dhe Abubakar. Ky i fundit madje u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo edhe përkundër këtij disavantazhi numerik në fushën e blertë Beshiktashi pa shumë probleme eliminoi Olimpijakosin raporton “infOSport.mk”.

Më poshtë mund ti shihni edhe të gjithë 5 golat nga kjo super përballje e zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë, siç dinë ta krijojnë gjithnjë tifozët e Beshiktashit.

Leave a Reply