Taulant Xhaka – De Biasi, flet vetë futbollisti! Ja e vërteta mes meje dhe trajnerit

Taulant Xhaka i cili menjëherë pas ndeshjes me Italinë vendosi të braktis kombëtaren shqiptare, në shenjë reagimi ndaj trajnerit De Biasi, ka vendosur të flas drejtpërdrejtë nga Zvicra.

Ai përmes një reagimi zyrtar për “Top Channel”, ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi, vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi.

Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin, mirëpo një gjë të tillë nuk thotë edhe vetë futbollisti

Më poshtë lexojeni reagimin e plotë të Xhakës:

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”.

 

Leave a Reply