Maqedonia me një ngritje rekord në renditjen e FIFA-s

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA sot ka bërë publike  renditjen më të re për skuadrat përfaqësuese të të gjithë globit, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia ka bërë lëvizjen më të madhe nga të gjitha kombëtaret tjera në kuadër të muajit prill, duke bërë një ngritje prej plot 33 vendeve.  “Verdhekuqtë” nga pozita  e 166-të, tashmë renditen në pozitën e 133-të.

Në këtë mënyrë përfaqësuesja e Maqedonisë konfirmoi ngritjen e saj më të madhe në histori, pasi deri më tani lëvizja e tyre pozitive më e madhe në renditjen e FIFA-s kishte qenë ai i vitit 1994, kur kishin lëvizur plot 29 pozita.

Ndryshe sa i përket kreut, tashmë renditjen më të re e kryeson Brazili që brenda muajit prill kishte shtuar plot 127 pikë në konton e saj, duke lënë pas vetes Argjentinën, Gjermaninë, Kilin dhe Kolumbinë që mbyllin TOP-5, ndërsa në mesin e 10 kombëtareve më të mira të globit janë edhe Franca,  Belgjika, Portugalia, Zvicra dhe Spanja.

Leave a Reply