Roma bën “stërvitje” në SanSiro ndaj Milanit (VIDEO)

Roma ka mundur Milanin në shtëpi të tyre me rezultat të thellë 1:4. Ndeshja e zhvilluar në San Siro në kuadër të xhiros së 35-të në Serinë A, foli më shumë skuadrën nga kryeqyteti Italisë, të cilët që nga fillimi morën “frenat” e lojës në duar.

Jo më shumë se 8 minuta lojë, boshnjaku Xheko hapi serinë e golave, ndërsa 20 minuta më vonë ishte përsëri ai që dyfyshoi shifrat në 0:2 dhe çoi me disavantazh milanezët në pushimin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Pasaliç në minutën e 76-të ngushtoi diferencën, ndërsa Roma u kundërpërgjigjë menjëhër me El Sharavin dy minuta më vonë edhe De Rosin në të 87-tën për rezultat përfundimtar 1:4.

Milani këtë takim e mbylli me një lojtar më pak, pasi në të 86-tën Paleta u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitore në transfertë, Roma të mbetet në vendin e dytë të tabelës me 78-të pikë, 1 më shumë se ndjekësit e tyre Napoli, ndërsa Milani mbetet në pozitën e 6-të me 59 pikë të grumbulluara në total.

Leave a Reply