Frenk Kesie ka mashtruar me moshën e tij, shtyhet prezantimi i tij te Milani!

Diçka e pabesueshme po ndodh me transferimin e Frenk Kesie te Milani. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ende nuk është prezantuar nga Milani zyrtarish si lojtari i saj më i ri. Shkak për këtë gjë është bërë një skandal që ka shpërthyer orët e fundit në mediat afrikane.

Sipas tyre, Frenk Kesie nuk është 20 vjeç dhe ka mashtruar për moshën e tij gjatë gjithë kësaj kohe. E gjitha kjo mbetet një aludim, por sipas mediave të huaja fakti që Kesie nuk është i datëlindjes së vitit 1996 konfirmohet nga sajti zyrtar i Federatës së Futbollit në Bregun e Fildishtë.

Akuzat e mediave afrikane vijnë pas një polemike të mëparshme edhe nga Federata e Marokut, që gjatë Botërorit U17 të vitit 2013 në Emiratet e Bashkuara, akuzoi se lojtari kishte lindur më 1 janar të vitit 1991 dhe jo më 9 dhjetor 1996.

Ja profili i lojtarit në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit në Bregun e Fildishtë për mesfushorin Frenk Kesie.

Leave a Reply