“Zeniti kampion” tha Mançini në prezantimin e tij

Prej sot edhe zyrtarisht Roberto Mançini do të jetë trajneri i ri i Zenitit pas largimit të Mirçea Luçeskut nga skuadra ruse. Trajneri italian është prezantuar ditën e sotme dhe lajmi publik është bërë nga faqa e Zenitit në “Tëitter”.

Italiani ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare, me opcion për të vazhduar atë edhe për një vit tjetër, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë plotë 5 milion euro.

Ai është shprehur mjaft i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje mes palëve.

“Jam shumë i lumtur që klubi më zgjodhi mua. Zeniti kampion. Synimi im është që të fitoj sa më shumë trofe” – tha Mançini gjatë prezantimit të tij te skuadra e njohur ruse.

Zeniti në edicionin e fundit u pozicionua në vendin e tretë në elitën e futbollit rus, duke humbur kështu për të dytin vit me rradhë mundësinë që të luaj në Ligën e Kampionëve Europian.

Ishte edhe kjo arsyeja më e fortë që solli deri te ndarja me ish trajnerin Mirçea Luçeskun.

Mançini i cili për herë të fundit drejtoi Interin, do të fillojë menjëherë me punë te Zeniti ku pritet të bëjë një merkato cilësore, pasi do të ketë dorë të lirë në të.

 

Leave a Reply