Shkëmbi fillon karrierën si trajner te Liria e Prizrenit

Ish futbollisti i Skenderbeut, Blendi Shkëmbi ka filluar karrierën e tij si trajner, duke u prezentuar te skuadra e Lirisë së Prizrenit. Shëmbi në prezentimin e tij te “Bardhezinjët” e Kosovës, në pres konferencën për shtyp shprehi edhe arsyet pse zgjodhi Lirinë e Prizrenit për të filluar karrierën si trajner.

“Është hera e parë që do ta bëjë trajnerin. E morra këtë vendim më dëshirë dhe besim të madhë. Do ta justifikoi këtë mundësi të dhënë nga Liria. Arsyet pse vendosa të debutoj si trajner në Kosovë ishin disa. Fillimisht kushtet dhe serioziteti që më kanë ofruar më kanë bindur të marrë këtë vendim, mund të jetë e çuditshme që nuk e kam nisur në Shqipëri, por të themë të drejtën kam pasur bisedime me një klub tjetër shqiptar por përshkak të seriozitetit dhe projektit të Lirisë vendosa të jem këtu” është shprehur Shkëmbi.

Kujtojmë që te Liria e Prizrenit, luan edhe mesfushori nga Maqedonia, Burhan Aliji.

Leave a Reply