Dështon transferimi i Shik te Juventusi, mirëpo jo ai i De Shiljos dhe Shçesni

Ka dështuar transferimi i sulmuesit çek, Patrik Shik nga Sampdoria te Juventusi, edhe pse klubet kishin gjetur marrëveshjen mes tyre për shumën e 30.5 milionë eurove.

Sulmuesi çek bëri një sezon shumë të mirë te Sampdoria sezonin e kaluar, çka bëri që shumë klube të viheshin pas tij.

Juventusi arriti ta bindë atë dhe klubin, por gjatë kontrolleve mjekësore u vunë re probleme dhe ky operacion merkatoje dështoi.

Tashmë drejtuesit e Sampdorias do të presin një ofertë të re për sulmuesin e saj, për shërbimet e të cilit më parë interesoheshin skuadra si Roma, Napoli dhe Interi, ndërsa gjithashtu ndër skuadrat e interesuara për të, kishte edhe nga Anglia.

Mirëpo për dallim nga Shik, Mateo De Shiljo tashmë është një futbollist i ri i Juventusit, njëjtë sikurse edhe portieri, Shçesni.

Për shërbimet e De Shiljo “Zonja e Vjetër” mendohet të ketë paguar rreth 12 milion euro, njëjtë sikurse edhe për shërbimet e portierit polak, Shçesni, i cili te “biankonerët” do të zëvendësojë të larguarin, Neto.

Leave a Reply