Panuçi mbërrinë në Tiranë, i gatshëm për kombëtaren shqiptare

Po merr fund “telenovela” rreth emrit të ri të trajnerit në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Sipas asaj që raportojnë mediat shqiptare, do të jetë Kristian Panuçi, ai i cili do të zëvendësojë, Xhiani De  Biasin në krye të Kombëtares “kuq e zi”.

44-vjeçari italian pritet të zyrtarizohet sot si trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit. Ai

ka mbërritur gjatë mesnatës në Tiranë, ku sot paradite do të takohet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për të mbyllur marrëveshjen dhe firmosur kontratën e re, që do ta lidhë ish-mbrojtësin “axurr” me kombëtaren “kuqezi”.

FSHF ka lajmëruar për një konferencë shtypi sot në orën 11:00, ku do të bëhet edhe zyrtarizimi e prezantimit i trajnerit të ri. “Jam i kënaqur që kam mbërritur në Tiranë. Kaq mund t’ju them, për të tjerat flasim sot”, ka thënë Panuçi pas mbërritjes në tokën shqiptare. Objektivi kryesor i trajnerit do të jetë kualifikimi i ekipit kombëtar në Euro 2020, ndërsa sipas spekullimeve të bëra, mësohet se paga e tij mujore do të jetë 20 mijë euro.

Leave a Reply