Milani arrin marrëveshje me Belotin

Milani është vënë në sulm të gjetjes së një sulmuesi të spikatur, i cili do e kishte mbështetur portugezin e talentuar, Andre Silva gjatë sezonit të ri futbollistik.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Xhanluka Di Marzios, drejtuesit “milanez” kanë arritur marrëveshje me vetë futbollistin dhe se tani janë duke përgatitur një ofertë konkrete në drejtim të Torinos.

Sipas Di Marzios Milani është i gatshëm ti ofrojë Torinos rreth 60 milionë euro plus Niang dhe Paleta, të cilët do niseshin në drejtim të skuadrës torineze.

Mbetet të shohim nëse ky transferim do të realizohet ditëve në vijim, ku kemi parasysh se “rossonerët” gjithashtu për repartin e sulmit pëlqejnë edhe Obamejnga nga rradhët e Borusia Dortmundit dhe Alvaro Morata nga rradhët e Realit të Madridit.

Leave a Reply