Enis Bardhi lëndohet në prag të sezonit të ri në La Liga

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe futbollisti i Levantes, Enis Bardhi është lënduar në prag të sezonit të ri në La Liga. Mediat spanjolle kanë publikuar se Bardhi ka pësuar një lëndim në ndeshjen miqësore që Levante e zhvilloi ndaj Elçes dy ditë më parë.

Sipas stafit mjekësor të Levantes bëhet fjalë për lëndim të muskulit, ndërsa ditëve në vijim pritet të bëhet i ditur sa serioz mund të jetë dëmtimi.

Në këtë situatë 22 vjeçari shkupjan mund të humbas ndeshjen e parë që skuadra e tij Levante do ta luaj ndaj Viljarealit në La Liga.

Leave a Reply