FIFA i lejon Eminit që të luaj me Shkëndijën

Izair Emini fitoi betejën e parë me Kukësin në FIFA, institucion ky që i lejoi futbollistit tetovarë që të regjistrohet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë si futbollist i Shkëndijës.

Kësisoj Emini ka të drejtë të aktivizohet menjëherë me “kuqezinjtë”, ndërsa Kukësi mund ta ndjekë çështjen në organet përkatëse, për të vërtetuar që ka pasur një kontratë të rregullt me lojtarin.

Deri atëherë, nëse nuk ka një vendim të ri, Emini lejohet të aktivizohet me Shkëndijën, me të cilën skuadër futbollisti tetovarë ka nënshkruar edhe kontratë profesionale.

Leave a Reply