Kontrata e Eminit mund të hapë një skandal të madh për futbollin shqiptarë

Futbollisti tetovarë, Izair Emini e fitoi betejën e parë në FIFA, duke fituar të drejtën për t’u regjistruar me Shkëndijën e Tetovës, por seancat gjyqësore me Kukësin do të vazhdojnë.

Kampionët e Shqipërisë  po bëjnë gati dosjen për në FIFA dhe kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës, por çdo gjë tanimë është në dorën e shtëpisë së futbollit botëror.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, në klubin e Kukësit pretendojnë se Emini ka nënshkruar me 19 korrik, ndërsa një ditë më pas ai është larguar drejt Maqedonisë.

Emini nga ana tjetër e ka thënë hapur se nuk ka nënshkruar dhe do të kërkojë autencitetin e firmës dhe nëse do të dalë se ajo është falco, apo e nënshkruar më parë se sa pretendon Kukësi, atëherë do të ketë probleme të tjera dhe rrezikohet edhe burgu për falsifikim nga personat përgjegjës.

Gjithashtu përgjegjësi në këtë mes ka edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që vetëm pranon kontratat, ndërkohë që i çuditshëm është fakti se në FIFA ata kanë depozituar për Eminin kontratë vetëm në gjuhën shqipe, dhe në këto kushte Izair Emini duket në avantazh ndaj Kukësit.

Leave a Reply