Shiten biletat Maqedoni-Shqipëri, UEFA pret organizim perfekt!

Stadiumi “Mladost” në Strumicë sonte do të jetë i mbushur përplot me tifoz që do të ndjekin për së afërmi ndeshjen eliminatore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në shitje, çdo do të thotë se rreth 6000 tifoz maqedonas do të jenë në stadiumin e vogël në Strumicë.

Ndërkaq, sipas rregullores së UEFA-s, thuajse 500 bileta kanë shkuar për tifozët shqiptarë, që natyrisht nuk do të mungojnë në këtë takim të rëndësishëm.

Sot paradite është mbajtur edhe mbledhja e sigurisë nga të dërguarit e UEFA-s, që e kanë vlerësuar shumë këtë takim dhe do ta monitorojnë me kujdes, duke pritur masa ekstreme sigurie, për të garantuar një ndeshje të qetë futbolli.

Shpresojmë që edhe ashtu të jetë deri në fund.

Leave a Reply