Të premtën bëhen të ditura dyshet çerekfinaliste të Kupës së Maqedonisë

Të premtën në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë, do të hidhet shorti për dyshjet çerekfinaliste të Kupës së Maqedonisë. Pas ndeshjeve të 1/8-së, kualifikim për në fazën çerekfinale siguruan ekipet si Shkëndija, Renova, Akademija Pandevi, Teteksi, Skopje, Pobeda dhe Pelisteri.

Ndërkohë nga 1/8 e finales duhet të luhen edhe sfidat ndërmjet Vardarit dhe Shkupit, të shtyra shkaku i angazhimeve të Vardarit në Liga Evropa. Takimet në fjalë ndërmjet Vardarit dhe Shkupit do të zhvillohen me 8 dhe 29 nëntor./InfOSport.mk

Leave a Reply