Çmimi i lojtarit më të mirë në futsal! Shpërthejnë reagimet

Federata e Futbollit të Maqedonisë, mbrëmë shpalli më të mirët e sezonit 2016/17  në një gala mbrëmje, ku të pranishëm ishin shumë personalitete të rëndësishme sportive nga vendi, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë edhe këtë herë nuk munguan dyshimet dhe komentet në mënyra të ndryshme. Ajo që bëri më shumë bujë ishte çmimi i më të mirit në futbollin vendor, si dhe ai i dhënë për më të mirin në futbollin në palestër.

Edhe pse sezoni 2016/2017 në elitën e futsalit vendor kaloi nën dominim absolut të Futsal  Shkupit dhe lojtarit të tyre më të mirë dhe njëherit golashënuesit numër një në ligë, Erkan Seferit, Federata e Futbollit të Maqedonisë për habi të të gjithëve, këtë çmim i’a ndau lojtarit të KFV Veles, Aleksandar Gligorov, i cili për dallim nga lojtarët e Shkupit që ishin pjesë e Ligës së Kampionëve Evropian, me Velesin e tij ndeshjet e Futsal Shkupit i ndiqnin përmes “Live Streaming”.

“FFM mafia. Turp për futbollin e Maqedonisë… Kjo nuk ndodh askund në Botë, të bëhesh kampion dhe të mos jesh më i miri” – shkruante në profilin e tij ish reprezentuesi i Maqedonisë në futsal dhe njëherit lojtari aktual i FC Shkupit, Orhan Ibishi.

Në postimin e tij nuk kanë munguar reagimet e shumta, ndërsa bie në sy ai i kapitenit të Futsal Shkupit, Arsim Fazlija dhe njërit prej drejtuesve më të lartë të klubit nga Çairi, Mensur Fazlija, shkruan “infOSport.mk”.

Kapiteni i “bardhekaltërve” në komentin e tij kishte shkruar: “Fotoja flet gjithçka….” (duke aluduar në foton, ku në prapavi shihet fotoja e Erkan Seferit si më i miri në futsalin vendor, ndërsa ky çmim megjithatë shkoi në duart e lojtarit të KFV Veles, Aleksandar Gligorov), ndërkohë komenti i Mensur Fazlijës, ishte ky: “Cirkuz ne regji të FFM-së”.

Nuk ka munguar edhe reagimi i njërit prej talentëve të futsalit në vend, Erkan Shabanit, ndryshe anëtarë i KFV Juventus Serava, i cili në profilin e tij, kishte shkruar: “Kjo mund te ndodh vetem ne Maqedoni….Te shpallesh kampion dhe njeherit golashenues me i mire dhe te mos fitosh çmimin e me te mirit!!!

🤔🤔🤔                    

Leave a Reply