Njihuni me më të mirët e futbollit në Maqedoni

Federata e futbollit të Maqedonisë në një mbrëmje gala shpalli më të mirët në futbollin e Maqedonisë për sezonin garues 2016/17. Në bazë të rezultateve të shënuara gjatë sezonit të shkuar FFM-ja, e ndihmuar nga votat e trajnerëve, gazetarëve dhe futbolldashësve në vend, zgjodhën më të mirët si në vijim:

Në gjashtë kategori çmimet për këtë vit i rrëmbyen:

Trajner: Goce Sedlloski (Vardar),
Lojtari më i mirë në LPFM: Stefan Spirovski (Vardari)
Golashënues i LPFM: Besart Ibraimi (Shkëndija)
Trajneri i vitit te femrat: Kiril Izov (Istatov)
Futbollistja e vitit: Yllza Maksuti (Junajted)
Golashënuesja më e mirë (femrat): Lençe Andreevska (Dragon)
Trajneri i vitit në futsall: Zoran Lekiq (Shkupi)
Futbollisti i vitit në futsall: Aleksandar Gligorov (KFV Veles)
Trajneri më i mirë te të rinjtë: Goran Stankovski (Rabotniçki)
Futbollisti më i mirë i ri: Elif Elmas (Rabotniçki)
Golashënuesi më i mirë te të rinjtë: Aleksandar Mishov (Akademia Pandev)
Klubi më i mirë te të rinjtë: Rabotniçki
Punëtori sportiv: Ilija Mateniçarov (Аkademia Pandev),
Skuadra”Fair Play”: Rabotniçki
Arbitri më i mirë: Aleksandar Stavrev
Reprezentuesi më i mirë jashta vendit: ENIS BARDHI (Levante)

Leave a Reply