Lacio mendon tërheqjen nga Seria A

Lacio nuk e kapërdin gjykimin e gjyqtarit Giacomelli në ndeshjen e humbur 1-3 ndaj Torinos të hënën. Sipas Sportmediaset, në kampin lacial mbizotëron një klimë e rëndë dhe atmosferë e zymtë, duke filluar që nga përgatitësit atletikë dhe deri tek presidenti Lotito.

Që të gjithë janë të bindur se “është një dorë që nuk dëshiron që Lacio të kapë vendin e katërt në Serinë A”. Vetë Lotito e cilësoi më shumë se skandaloz gjykimin dhe thotë se ky është një rast i përsëritur, ndërsa në një deklaratë të klubit; aludohet për hapin drastik të tërheqjes nga kampionati.

Leave a Reply