Suso nuk mendon për Liverpullin: Jam mirë te Milani

Ishte larguar nga Liverpulli pa shumë bujë dhe për një vlerë shumë të vogël të hollash, ndërsa tash për të skuadra angleze është e gatshme të paguaj 40 milion euro për ta kthyer në “Enfilld Roud”. Fjala është për spanjollin Suso të Milanit, i cili edhe përkundër këtij interesimi, ka thënë se nuk e mendon largimin nga “San Siro”.

“Nuk kam njohuri për interesimin e Liverpullit, pasi për momentin jam përqendruar te Milani dhe nuk kam ndërmend të largohem”, – ka thënë Suso.

I pyetur mbi klauzolën e prishjes së kontratës, që është 40 milionë euro, ai theksoi se mbi të gjitha vlen dëshira e tij, që për momentin është të vijojë me Milanin.

“Në janar nuk dua të largohem, ndaj nuk kam pse të interesohem për ofertat. Është e vërtetë që kam një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por më tepër vlen dëshira ime, që është të qëndroj te Milani, të paktën për momentin”, – u shpreh spanjolli.

Suso te Liverpulli shihet si një pasues i mundshëm i brazilianit Filipe Kutinjo, i cili ditë më parë u transferua te Barcelona për shumën e 160 milionë eurove.

Leave a Reply