Osmani: Me Shkupin do të jetë vështirë, ata janë pretendentë edhe për titullin!

Trajneri i KF Shkëndijës, Qatip Osmani pas ndeshjes me rivalin e tyre Vardarin, ka dhënë opinionin e tij edhe për takimin e së dielës që do ta luajnë në transfertë ndaj FC Shkupit. Ai ka vlerësuar lart ekipin shkupjan, ndërsa ka theksuar se Shkëndija do ta shkojë për fitore.

“Me shkupin do të jetë ndeshje e vështirë. Ata me përforcimet që kanë marrë kanë kompletuar një ekip të mirë, që mund të jetë në këtë gjysmësezonë edhe pretendente për titullin e Kampionit. Gjithsesi ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe shkojmë si për çdo ndeshje tjetër për fitore”, ka thënë Qatip Osmani.

Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Leave a Reply