Siti nesër prezanton transferimin e shumëpritur

Skuadra e Mançester Siti pritet që gjatë ditës së nesërme të finalizojë transferimin e shumëpritur të algjerianit, Rijad Mahrez, njofton “Daily Mail”, përcjellë “infOSport.mk”.

Kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshje me Lesterin dhe mbetet që brenda 24 orëve Mahrez të kalojë testet mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të firmos kontratë me “sheikët” e Mançesterit.

Siti dëshironte të transferonte këtë futbollist që gjatë janarit, mirëpo atë periudhë “dhelprat” nuk dëshironin të dëgjonin për një shumë prej më pak se 100 milion sterlina.
Mahrez ende nuk ka filluar të stërvitet me Lester Sitin, drejtuesit e së cilës skuadër tashmë janë pajtuar me largimin e tij.

Leave a Reply