Ramadani: E diela festë, të tregojmë sa e duam Shkupin, mos bini pre e provokimeve!   

Shkupi nesër luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni edhe atë kundër rivalit më të madh, Vardarit. Përveç rivalitetit që ka ky derbi, Shkupi këtë sezon lufton edhe për dalje në Evropë dhe fitorja për “Bardhekaltërit” është e detyrueshme.

Po aq sa është e rëndësishme për klubin, ndoshta është edhe më shumë për tifozët “Shvercerat”, të cilët jetojnë dhe vdesin për këtë derbi. Sigurisht një motiv plus për ndeshjen e nesërme është edhe objektivi që ka klubi i tyre, mirëpo ata çdo herë premtojnë spektakël dhe përkrahje të madhe për skuadrën e tyre të zemrës, ndërsa e njejta pritet të jetë edhe nesër në një numër tejet të madh.

“Edhe pse do të jetë ditë agjërimi, por ne besoj se do të këndojmë për klubin disa orë para ndeshjes por edhe disa orë pas ndeshjes. Do të festojmë me lojtarët të gjithë së bashku në fund. Presim që stadiumi të mbushet deri në maksimum dhe besoj që nuk do të ketë shikues në këtë ndeshje, por do të bëhen të gjithë “Shvercera” dhe të këndojnë për klubin. Për neve si tifozë çdo ndeshje është festë, por kur bëhet fjal për rivalin e përjetshëm të klubit tonë, atëherë automatikisht është edhe rivali jonë më i madh si tifoz”, tha për “InfOSport.mk” kryesori i “Shvercerave”, Jusuf Ramadani.

Mirëpo, kreu i “Shvercerave” ka edhe një apel për të gjithë përkrahësit e Shkupit që të vijnë edhe të bëjnë tifo korrekte dhe mos bien pre e provokimeve.

“Ndeshjet kundër Vardarit, e sidomos ato të luajtura në Çair, stadiumi gjithmonë ka qenë i mbushur dhe gjithmonë është bërë festë e madhe dhe që pritet të bëhet e njejta edhe nesër. Por, kam një apel deri tek të gjithë ata që do të jenë prezent nesër në stadium, pa marrë parasysh provikimeve të rivalit në fushë, mos të bien pre e atyre provokimeve dhe të nxitin situata të palakmueshme, të cilat do të shkojnë në dëm të klubit tonë. Të tregojmë se sa e duam klubin, të bëjmë tifo me shpirt e me zemër dhe në qoftë se punët ecin ashtu si duhet në aspektin sportiv, gjatë verës të jemi mbështetës të denjë të skuadrës në garat e Liga Evropës”, përfundoi Ramadani.

Ndeshja Shkupi-Vardari do të luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:15./InfOSport.mk

EDHE TI I DUHESH SHKUPIT

E DIEL, 20 MAJ | ORA 16:15 | SHKUPI vs VardariMOS MUNGO, EJA EDHE TI, TË GJITHË PËR NJË, NJË PËR TË GJITHË

Публикувахте от F.C.Shkupi в 19 май 2018 г.

Leave a Reply