Pas Juventusit, Bonuçi “tradhëton” edhe Milanin

Leonardo Bonuçi do të largohet nga Milani gjatë këtij afati kalimtarë të verës. Një gjë të tillë pohon e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, sipas së cilës kapiteni i “kuqezinjëve” preferon një transferim te skuadra e Paris Sen Zhermen, aty ku do të gjente ish shokun e tij nga skuadra e Juventusit,  Xhanluixhi Bufon.

Edhe përkundër rikthimit të Milanit në Liga Europa, Bonuçi si duket dëshiron të provojë veten në Ligën e Kampionëve, mundësi këtë të cilën ja jep skuadra e PSZH-së, që në sezonin e ri konsiderohet si një ndër pretendentët kryesor për ti dhënë fund dominimit tre vjeçar të Realit të Madridit.

Bonuçi te Milani erdhi verën e vitit 2017-të nga Juventusi, mirëpo si duket është gati për të “tradhëtuar” edhe skuadrën milaneze, me të cilët ka kontratë deri verën e vitit 2022.

Leave a Reply