Çmendet Roma, 18 mln euro, plus Perotin për Suso-n

Roma ende nuk ka mbarruar me afrimet e reja për sezonin e ri, ndërsa së fundmi në pistë si përforcim i mundshëm për skuadrën “romake” ka dalë spanjolli i Milanit, Suso. Është “Sport Mediaset” që pohon një gjë të tillë, duke bërë me dije se drejtori sportiv, Monçi po mendon shumë seriozisht për Suso-n.

Sipas të njëjtit burim, Roma ka gati ofertën prej 18 milion eurove, plus Perotin, një ofertë kjo që mund të ju ndryshojë mendje edhe drejtuesve milanez.

Megjithatë Suso është i paprekshëm për trajnerin Gatuzo, i cili e sheh atë si një titullarë fiks, dhe me siguri se largimi i tij do të prishte punë në këtë moment për stafin teknik, që edhe ashtu ende nuk ka marrë ndonjë dhuratë të madhe nga ana e drejtuesve të rinj.

Leave a Reply