Marselo jep vendimin, karrierën e mbyll te Reali

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, mohon kategorikisht zërat për një kalim të mundshëm të tij te Juventusi në Serinë A. Deklarata e fundit e brazilianir nuk lë më vend për hamendësime.

“Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit. Qarkullojnë shumë opinione, që përfundojnë si lajme, por që në fund të fundit janë vetëm sajesa. Kam entuziazmin e 18-vjeçarit Vinicius. Çdo vit e kam treguar dëshirën time për kontribuar për Realin. Ka shumë njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe shpikin gjëra të pakuptimta. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar mes futbollistit dhe klubit “merengues” skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola e largimit kap shifrën 200 milionë euro.

Leave a Reply