Lajm jo i mirë për FC Shkupin, Krivanjeva një muaj jashtë fushave të futbollit

Lajm jo i mirë për FC Shkupin dhe trajnerin e tyre Hajati Sojdash, i cili për një muaj nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Besart Krivanjeva, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani 22-vjeçar u lëndua në ndeshjen e fundit kampionale kundër Shkëndijës, me ç’rast në minutën e 70-të ishte i detyruar që të lëshojë fushën.

Pas ekzaminimeve të bëra nga stafi mjekësor, është konstatuar se Krivanejva ka të thyer gishtin e madh të këmbës dhe tani ai nuk po stërvitet me skuadrën.

Sipas parashikimeve të mjekëve thuhet se Besart Krivanjeva i cili është edhe anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, do të mungojë së paku për një muaj nga fushat e futbollit.

Leave a Reply