Shpresat e Maqedonisë tenis ndaj Gjibraltarit, Rufati shënoi golin debutues

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka shënuar fitore bindëse 6:1 përballë Gjibraltarit në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rrinjë që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Itali.

Shpresat e vendit këtë cikël e mbyllën me dy fitore dhe një barazim nga dhjetë ndeshje të zhvilluara.

Pas disa rezultateve negative, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dobrinko Ilievski kësaj rradhe arsyetuan rolin e favoritit dhe morrën fitoren bindëse, ndërsa figurë qendrore te ‘verdhekuqtë’ ishte Dimitar Mitrovski që realizoi ‘hat-trik’.

Ndryshe golin e parë për Maqedoninë në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi shqiptarë i skuadrës kroate të Istras, Agron Rufati, për të cilin ishte ky goli debutues me fanellën e skuadrës U21.

Ky gol erdhi në minutën e 10-të, ndërsa dominimi i ‘verdhekuqve’ solli golin e dytë në minutën e 34-të kur Dimitar Mitrovski shënoi për 2:0 në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë Davor Zdravkovski  nga gjuajtja e lirë çoi shifrat në 3:0, ndërsa e vetmja gjë që mundën të bëjnë miqtë ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 62-të nga Klinton pas gabimit të madh të mbrojtjes dhe portierit të Rabotniçkit, Jankov.

Përgjigja erdhi dy minuta më vonë kur Nikolla Gjorgjiev shënoi një super gol për rezultat 4:1, ndërsa dy golat e fundit mbajnë firmën e futbollistit të Sportingut të Lisbonës, Dimitar Mitrovski, i cili fillimisht në minutën e 71-të shënoi për 5:1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë vendosi rezultatin përfundimtarë Maqedonia 6, Gjibraltari 1.

Në këtë ndeshje te Maqedonia U21 përveç Agron Rufatit, gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe mesfushori i Shkëndijës, Enur Totre, i cili në minutën e 67-të zëvendësoi Gjorgjievin.

MAQEDONIA U21: Jankov, Jovanov, Trajanovski, Rufati, Zdravkovski, Trapanovski, Krstovski (Ristovski 70′), Todorovski, Kostadinov, Mitrovski, Gjorgjiev (Totre 67′).

Leave a Reply