Interi rinovon kontratat me 6 futbollist

Kur kanë kaluar më pak se 24 orë nga humbja në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, Interi ka dalë me një komunikatë ku ka njoftuar rinovimin e kontratës me 6 prej lojtarëve të saj.

Bëhet fjalë për disa prej titullarëve, si Marselo Brozoviç, Joao Miranda, Antonio Candreva, Henrique Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Matias Vecino.

Ky është një lajm mjaft i rëndësishëm për klubin zikaltër, që tashmë mund të përqendrohet në rinovimin me dy prej yjeve të skuadrës, qendërmbrojtësin sllovak Milan Skriniar dhe kapitenin, Mauro Icardi.

Më poshtë janë detajet e kontratave të reja të 6 futbollistëve të cilët rinovuan sot me Interin: 
Marselo Brozoviç – 30 Qershor 2022
Antonio Candreva – 30 Qershor 2021
Joao Miranda – 30 Qershor 2020
Henrique Dalbert – 30 Qershor 2023
Roberto Gagliardini – 30 Qershor 2023
Matias Vecino – 30 Qershor 2022

Leave a Reply