Momenti kur Shaqiri injoron mediat serbe (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka injoruar mediat serbe pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Crvenza Zvezdës të zhvilluar në ‘Enfilld Roud’.

Derisa po dilte nga dhomat e xhveshjes, Shaqiri u ftua nga një medie serbe që e pyeti atë nëse donte të fliste për “mediat e vendit tënd, mediat serbe” në gjuhën serbe, ndërsa Shaqiri ka injoruar tërësisht gazetarin.

Shaqiri dhuroi një performancë brilante, aq sa bëri që i gjithë stadiumi të ngrihet në këmbë për ta duartrokitur kur doli nga loja në minutën e 68-të. Ai ishte pjesë e super aksionit gjatë shënimit të golit të parë nga ana e Firminjos, ndërsa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Mohamed Sallh.

Ndryshe Liverpulli mbrëmë shënoi fitore 4:0, duke marrë kryesimin e grupit C me 6 pikë, një më shumë se Napoli i vendit të dytë, teksa PSZH mbetet në pozitën e tretë me 4 pikë.  Pas 3 xhirove të para Crvena Zvezda ka tubuar vetëm 1 pikë.

Leave a Reply