Kosova shënon ngritje, Maqedonia dhe Shqipëria pësojnë rënie

Asnjë ndryshim në ranglistën Botërore më të re të FIFA-s edhe muajin për janar, sa i takon 10-shes së parë, mirëpo nuk nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë e cila ka humbur 3 pozita dhe tanimë renditet e 71-ta në botë. Më mirë nuk ka kaluar edhe Kombëtarja Shqiptare, e cila ka pësuar rënie prej 1 pozite duke zbritur në vendin e 61-të.

Ndërkohë Kosova ndryshe nga Maqedonia dhe Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 130-të. Kreu i klasifikimit vazhdon të mbahet nga Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Ngritjen më të madhe në këtë ranglistë e ka bërë Katari e cila ka fituar plot 23 pozicione, pasi disa ditë më parë fitoi Kupën e Azizë. Rritje të madhe në këtë ranglistë kanë bërë vendet aziatike si Japonia me 23 pozita dhe Koreja e Jugut me 15 të tilla.

Leave a Reply