Komitët nuk e harrojnë Sazdon, kanosen haptazi: “Do të fluturojnë koka!”

Ekipi i hendbollit në konkurrencë të meshkujve, Vardari në këto momente po zhvillon ndeshjen  e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës hungareze të Vesprem.

Gjatë pjesës së parë Vardari avansonte me rezultatin 16:11, ndërsa në palestrën ‘Jane Sandanski’ tifo grupi ‘Komitët’ ishin në qendër të vëmendjes duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Ata në një moment shpalosën edhe disa pankarta, e ku haptazi kanoseshin për shokun e tyre Sazdo, i cili ishte rrahur deri në vdekje nga ana e një tifo grupi rival nga Shkupi, ndërsa rasti ende nuk është zbardhur dhe po zhvillohet në gjykatë.

“Ne lot po derdhim, ndërsa ju jeni rehat, me Sazdo po bëhet tregti, koka do të fluturojnë!”.

Leave a Reply